Ja çka tha Sali Berisha një ditë pas vrasjes së Ahmet Krasniqit (Video)

Pas ditës së 21 shtatorit 1998, kur edhe u vra Ahmet Krasniqi, lideri i opozitës në Shqipëri atëkohë, Sali Berisha, kishte deklaruar se rastet e fundit në Shqipëri (kur edhe ishte vrarë Azem Hajdari) mund të ishin vepra të shërbimeve nga Tirana dhe Beogradi.

Ja si e jepte Associated Press lajmin për vrasjen e Ahmet Krasniqit, transmeton Periskopi:

Njeriu përgjegjës për organizimin e forcave paramiltare, rivale me UÇK’në është vrarë në kryeqytetin e Shqipërisë, mesnatën e së hënës.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ahmet Krasniqi është vrarë nga dy persona të armatosur të cilët mbanin maska dhe është vrarë në rrugët e Tiranës, vetëm një javë pasi për vdekje në Tiranë u qëllua edhe një tjetër politikan.

Ahmet Krasniqi njihej si ministër i mbrojtjes i Qeverisë në ekzil dhe shef i stafit.

Ai ishte i njohur edhe si komandat i Forcave të Amratosura të Republikës së Kosovës, e njohur si FARK, rivale me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilat luftonë serbët në Kosovë.

Dy persona të armatosur dhe me maska në fytyrë, e vranë atë derisa po ecte i vetëm rrugëve të Tiranës.

Ish presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, tani lider i partisë opozitare, Partisë Demokratike, ka drejtuar gishtin në të dyja anët: tek serbët dhe tek shqiptarët.

“Mund të jetë e mundur që ka qenë një aksion nga të dyja shërbimet, duke marrë për bazë të kaluarën, një bashkëpunim shumë i mirë, veçanërisht në fillim të nëntëdhjetave, ata kanë bashkëpunuar kundër Europës dhe imperializmit amerikan”, thotë Sali Berisha.

Pyetje: Cilat shërbime?

Sali Berisha: Shërbimet e Beogradit dhe të Prishtinës.

SHPËRNDAJE