Ja çka thotë Kurti për takimin e Sveçlës me Gjuriqin

Albin Kurti i ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë” ka komentuar edhe fotografinë e shumëpërfolur në media Xhelal Sveçla i ulur në tavolinë me Marko Gjuriqin.

Kurti këtë takim nuk e konsideroi gabim, raporton veriu.info

“Çdo kund marrim pjesë edhe aktivistët e Vetëvendosjes ulen ku do që ju thotë organizatori. Unë mendoj që kish me qenë gabim të mos shkonte aty.

Në kohën kur zhvilloheshin dialogjet për Zajednicën e të tjera, në atë kontekst ato takime marrin kuptimin e koncesioneve por nëse shkon një zyrtar i Kosovës dhe paraqet qëndrimin e vet që e mbron shtetësinë unë mendoj që nuk është mirë të mos jesh”, tha Kurti.

Kurse Xhelal Sveçla kishte thënë se kundërshtarët e LVV-së kanë shpërndarë fotografinë./Veriu.info