Ja çka u diskutua dje brenda takimit të krerëve të shtetit

Mësohet çka u diskutua brenda takimit, të krerëve të shtetit te Kadri Veseli.

Tre krerët e institucioneve kryesore të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, pritet që më 1 korrik të marrin pjesë në takimin e Parisit, të thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Meqë ky takim do t’i bëjë bashkë palën kosovare dhe atë serbe, pjesëmarrës pritet të jenë edhe dy bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Për dallim prej Samitit të Berlinit, në të cilin Kosova u përfaqësua nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin që do të mbahet më 1 korrik në Paris të Francës pritet të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe dy bashkëkryesuesit e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, shkruan Zeri.

Një gjë e tillë është kërkuar nga presidenti dhe kryeministri në takimin që është zhvilluar dje mes tre liderëve kryesorë të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve të delegacionit shtetëror, ku është diskutuar rreth takimit të Berlinit. Kështu kanë bërë të ditur burime të afërta me takimin, të cilat kanë thënë se megjithëkëtë ende nuk dihet saktë se cili do të jetë formati i takimit të Parisit.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE