Ja dëshmitë se ngjyra e zezë është definitivisht e duhura për sezonin veror!

Ja dëshmitë se ngjyra e zezë është definitivisht e duhura për sezonin veror!

 A jeni tipi i njeriut që visheni e tëra në të zeza, sikur një uniformë? E pra, nuk jeni e vetme. Më poshtë po ju paraqesim disa kombinime të veshjeve ‘sreetstyle’ për sezonin e ngrohtë veror. Ndiqni këto 10 mënyra si mund të kombinoni të zezën dhe të dukeni e mahnitshme.

  1. Kombinim i aksesorëve me ngjyrë të zezë: Kush ka nevojë për një kombinim floral kur mund të plotësoni veshjen tuaj duke kombinuar aksesorët si një palë këpucë të rrafshta të zeza me shkëlqim dhe çantë dore me po të njejtën ngjyrë.

  1. Kombinim dypjesësh monokromatike: pantallona të zeza dhe pjesë të sipërme të ngjitur, një veshje shumë elegante që do të ju bëjë të dukeni delikate dhe profesionale gjatë gjithë sezonit.

  1. Pantallona të gjera (kulota) të zeza: një palë pantallona të tilla të gjera me ngjyrë të zezë, të kombinuar me aksesorë ngjyrë ari, një çantë trendi dhe mënga të gjera të lëshuara – mund të jenë kombinimi perfekt për këtë sezon veror.

  1. Një fustan i shkurtë i zi: blogeret dhe përcjellëset e modës pëlqejnë artin e të veshurit një fustan të shkurtë të zi i cili përshtatet për çfarëdo lloj evenimenti, duke e kombinuar me një palë aksesorë trendi.

  1. Një fund me prerje ‘A’ dhe këmishë: një kombinim i tillë i fundit me ndonjë këmishë mëndafshi me ngjyrë të zezë ju lë hapësirë të merrni frymë lirshëm në netët e ngrohta të verës por njëkohësisht të jeni me shumë stil.

  1. Pantallona me bel të gjatë dhe veshje e sipërme: ky lloj modeli i pantallonave me bel të gjatë ju jep efektin e këmbëve më të gjata duke ju bërë të dukeni shumë elegant në ditët e verës. Këto mund t’i kombinoni me aksesorë të ndryshëm, veshje të sipërme më të shkurtë, ndonjë lloj shamie apo shall në kokë, apo syze metalike.

  1. Kostume banjo me ngjyrë të zezë: ky lloj kostumi një-pjesësh i zi nuk duket i mahnitshëm vetëm për pishinë, por gjithashtu thekson trupin tuaj në çfarëdo kombinimi të veshjes. Pas një feste në rërë apo një dite në not, hidhni një pelerinë në bikinit tuaj dhe do dukeni e mrekullueshme.

  1. Kapelë dielli: ju nuk mund të gaboni asesi me një kapelë dielli gjatë ditëve të ngrohta të verës, përdorni si avantazh përdorimin e modeleve me nuanca të zeza dhe do shkëlqeni padyshim.

  1. Veshje e sipërme me ngjyrë të zezë: nëse ju zgjedhni ndonjë stil më të thejshtë ose një verzion më të hapur, një body i sipërm duket mahnitshëm me një palë xhinse të viteve të 90-ta.

  1. Minifund i zi + këmishë: që të dukeni me një stil paka më rrugor apo rastësor, plotësoni veshjen tuaj me një minifund të zi, një këmishë bardh e zi dhe veshje të sipërme me nuancë të bardhë, duke e plotësuar me atlete converse.

SHPËRNDAJE