Ja kë pritet të zyrtarizojë Real Madridi sot

Real Madrid është në prag të finalizimit të një marrëveshje prej 70 milionë eurove për mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.

Gjigandët e La Ligës raportohet se do të zyrtarizojnë lojtarin gjatë ditës së sotme, që është edhe dita e fundit e afatit kalimtar.

Fernandes kohët e fundit zbuloi se ai kishte pranuar të bashkohej me Tottenham gjatë verës, por marrëveshja u prish pasi dy klubet nuk arritën një marrëveshje mbi vlerësimin e tij, përcjell lajmi.net.

Mesfushori portugez tani raportohet se ka nënshkruar për ekipin spanjoll dhe se ai do të konfirmohet si lojtar i Realit më vonë gjatë ditës së sotme pasi të jenë përfunduar të gjitha detajet.

Zinedine Zidane ka dëshiruar me çdo kusht një mesfushor-sulmues këtë verë, pasi ofertat për Paul Pogba, Christian Eriksen dhe Donny van de Beek dështuan.

24-vjeçari do të shtojë një shkëndijë krijuese në mesfushën e Los Blancos, pasi kishte shënuar 32 gola dhe asistoi 18 herë sezonin e kaluar.