Ja ku dhe me kë po e ndjek seancën e Kuvendit Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është duke e ndjekur seancën e Kuvendit, ku pritet të votohet qeveria që do të drejtohet nga Avdullah Hoti, nga banesa e djalit të tij në Breg të Diellit.

Mustafa nuk ka pranuar që ta përcjellë bashkërisht me ekipin e televizionit Klan Kosova seancën e sotme dhe të gjitha zhvillimet e ditës.

Seancën për votimin e Qeverisë Hoti e ka bojkotuar Lëvizja Vetëvendosje si dhe Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

SHPËRNDAJE