Ja kujt ia dedikon super golin Milot Rashica

Milot Rashica ka folur për media menjëherë pasi që ka përfunduar ndeshja Ishujt Faroe-Kosova.

Rashica shënoi një supergol në minutën e nëntë te ndeshjes për ta kaluar Kosovën në avantazh, por goli i Joensen bëri që kjo epërsi prej 1-0 t’ia mohojë tri pikë Kosovës.

“Besoj që ka qenë një gol i mirë por do të isha më i lumtur nëse do ti kishim marrë tri pikë. Pjesën e parë ishim të mirë, pas golit ata e morën lojën në kontroll dhe terreni ishte i vështirë pasi që ne nuk kemi luajtur në këso fusha dhe besojë që kjo ka ndikuar më së shumti”, ka thënë Rashica.

Ai thotë se beson që Kosova bëri një paraqitje të mirë, ata kanë luftuar por edhe Kosova ka luftuar për përpara.

“Golin ja dedikoj familjes, gjithë tifozëve dhe legjendës Vokrrit”.

SHPËRNDAJE