Ja kur arrihet koalicioni Vetëvendosje – LDK

Marrëveshja do të arrihet, por në minutat e fundit të afatit ligjor.

Kështu të pakten pretendon se do të ndodh analisti politik Shemsi Jashari.

Jashari në një prononcim ka theksuar se pritjet e mëdha që ka pasur elektorati tek LVV-ja kanë rënë dhe ajo duhet ta menaxhoj më mirë situatën.

“Marrveshja mes LVV dhe LDK do të arrihet në minuatat e fundit të afatit ligjor, vetëm se tani është periudha ku dy subjektet janë duke menagjuar si të shesin më mirë tek elektorati i tyre pazarin që do ta bëjnë publik dhe si do të arsyetohen për lëshimet që do ti bëjnë. Euforia e pritjeve të mëdha nga LVV ka filluar të bjerë dhe LVV duhet ta menaxhojë këtë rënie për të mos iu kthyer në zhgënijm të madh.

Veprimet e LVV-së, prej zgjedhjeve deri tani kanë lënë një shije të përzier, takimi me zyrtarë serb si Gjuriq, pastaj ndryshimet në qëndrime që i kemi parë të bëhën nga LVV gjatë kësaj periudhe tregojnë se nuk do të kemi zgjedhje të reja dhe poashtu se LVV do të jetë e gatshme që të pranoj kushtet e LDK-së, vetëm e vetëm të mos shkoj përseri në zgjedhje. Kjo pasi z.Kurti e din se do të ishte humbësi më i madh si subjekt, sepse partit tjera do të bënin koalicione parazgjedhore dhe nuk do të lejonin që LVV të dilte përseri e para. Gjithashtu shkuarja në zgjedhje pavarsisht me fajin e kujt, do ti faturohej si pazotësi e LVV-së, si subjekt të ndërtoj qeveri dhe rrjedhimisht do ti faturohej asaj si dështim”, tha ai.

;