Ja kur do ta shpall presidenti Thaçi datën e zgjedhjeve lokale

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbledhur përfaqësuesit e subjekteve politike në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale në vend.

Thaçi ka thënë se për caktimin e kësaj date të zgjedhjeve lokale duhet të merren parasysh të gjithë faktorët, njofton Klan Kosova.

“Jemi brenda afateve ligjore për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale, në përcaktimin e datës duhet të marrim parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë në mbarëvajtjen e përgjithshme të tyre”.

“KQZ është shprehur e gatshme të organizojë zgjedhjet dhe të sigurojë mbarëvajtjen e tyre”.

Presidenti ka thënë se do të shpallë ditëve në vijim datën e zgjedhjeve lokale, duke thënë se Kosova duhet të tregojë edhe njëherë se di të organizojë zgjedhje të mira.

“Në ditët në vijim do të shpallë datën e zgjedhjeve, duke marrë parasysh edhe propozimet tuaja”.

“Ne si Kosovë kemi instaluar traditën e zgjedhjeve të lira, këtë e dëshmuam edhe në zgjedhjet e 11 qershorit. Edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet ta dëshmojmë këtë”.

SHPËRNDAJE