Ja kur do të mbahet seanca e parë për veteranët

Më 28 janar do të fillojë mbajtja e seancave gjyqësore në rastin e njohur si “Veteranët e rrejshëm”.

Ky rast do të bartet nga Prokuroria Speciale për në gjykatë. Kështu ka thënë për KosovaPress, prokurori Sylë Hoxha.

Ai theksoi se e gjithë aktakuza është në bazë të asaj që ka nënshkruar prokurori i dorëhequr Elez Blakaj.

“Ka ardhur ftesa nga gjykata, seanca fillestare pritet të jetë me datë 28 janar, e gjithë aktakuza për këtë rast është në bazë të asaj që ka përpiluar ish prokurori Blakaj”, tha shkurt Hoxha.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, të gjithë në pozita të larta shtetërore për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

SHPËRNDAJE