Ja kur do të zhvillohen ndeshjet e 1/8 në Ligën e Kampionëve

Shorti i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve i ka rezervuar disa superduele, përfshirë Atletico Madrid – Liverpool, Real Madrid – Manchester City dhe Chelsea Bayern Munich, por për t’i parë këto ndeshjet duhet të presim plot dy muaj.

Rrethi i 16 skuadrave më të mira në Champions zhvillohet kah mesi i muajit shkurt, raporton Gazeta Express.

Kampioni në fuqi, Liverpooli duhet t’i shtrëngojë dhëmbët fort mu në fillim të fazës së eliminimit direkt, në përpjekje për ta mbrojtur titullin, pasi duhet ta rrëzojë njërën prej skuadrave më të forta në këtë garë, Atleticon e Diego Simeones, pas shortit të hedhur sot në Nyon.

Shorti i fazës së 16 skuadrave më të mira solli edhe tre derbi të tjerë: Real Madrid kundër Manchester City, Chelsea kundër Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kundër Paris Saint-Germain.

Skuadra e Zinedine Zidane rikthehet në Champions pas një sezoni dëshpërues edicionin e kaluar kur u eliminua po në këtë fazë nga Ajaxi, por e pret punë edhe më të vështirë ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, i cili është në kërkim të lavdisë në Evropë me citizens.

Fituesit e grupeve do ta zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në udhëtim, ndërsa atë të kthimit në shtëpi.

Ndeshjet e para të 1/8 do të zhvillohen më 18/19 dhe 25/26 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 10/11 & 17/18 mars. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE