Ja kur hyn në fuqi karantina për të huajt që kalojnë në Hungari

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, ka nënshkruar sot dekretin që ndalon hyrjen e të huajve në shtetin hungarez. Ky dekret hyn në fuqi nga dita e nesërme.

Orban ka bërë të ditur se ka disa përjashtime për ata që duan të kalojnë nëpër Hungari.

Përjashtime bëhen për personat, që do të kalojnë për shërbime mjekësore, për studentë të huaj që duhet të kenë një certifikatë që ata studiojnë rregullisht, shoferë kamioni, sportistë dhe pjesëmarrës në ngjarje kulturore e fetare.

Ndryshe, çdokush që lejohet të hyjë në Hungari duhet të shkojë në një karantinë dyjavore dhe të testohet dy herë negativ për Covid- 19.