Ja kur mbahet seanca gjyqësore ndaj deputetëve të VV-së për gazin lotsjellës

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtatë deputetëve të Vetëvendosjes nis pasdite.

Deputetët e ndaluar të Vetëvendosjes lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, sot në orën 13 do të dalin para gjyqtarit për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Deputetët Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla u arrestuan të mërkurën nën dyshimin se hodhën gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit.

Atë ditë deputetët e Vetëvendosjes hodhën gaz katër herë duke tentuar ta pamundësojnë votimin e marrëveshjes për demarkacion.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për shtatë deputetët, ndërsa Vetëvendosja lirimin e tyre.

SHPËRNDAJE