Ja kur zhvillohet ndeshja – Zvicër -Suedi

Zvicra e Xherdan Shaqirit, Valon Behramit, Granit Xhakës dhe Blerim Xhemajlit sot u kualifikua për në 1/8 e finales pas barazimit 2-2 kundër Kosta Rikës.

Ndeshja e radhës e Zvicrës do të jetë kundër fituesit të Grupit F, Suedisë të cilët e mposhtën Meksikën sonte me rezultat 3-0.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më datën tre korrik në ora 16:00.

Nga ana tjetër Brazili si fitues i Grupit E do të përballet me Meksikën më datën dy korrik në ora 16.

SHPËRNDAJE