Ja kush ia riktheu lirinë Ballist Morinës

Ballist Morina, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nBallist Morina, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.

Disa muaj qëndroi në burg në Kroaci, ku u ndalua në Kroaci dhe më pas gjykata vendosi që Ballist Morina të qëndrojë në arrest shtëpie, në Itali.

Por sot Ismail (Ballist) Morina më në fund është i lirë dhe mund të lëvizë ku të dojë.

Lajmin e bëri publik vetë Morina me një postim në faqen e tij në Facebook.

Por duket se lirimi i Ballist Morinës ka ardhur pas një vendimi të formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Apelit të Barit, ku ishte duke u zhvilluar çështja ndaj tij.

Pas vendimit të Kroacisë, Serbia këmbënguli edhe në Itali, që Ismail (Ballist) Morina të ekstradohej në Beograd, pasi akuzohen për urrejtje etnike, raciale, fetare dhe intolerancë.

Me këto akuza Morina do të dënohej deri në 8 vite burg në Serbi e jo vetëm.

Por sot Gjykata e Apelit e Barit ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Serbisë dhe të japë vendimin e lirimit të Ismail Morinës.

SHPËRNDAJE