Ja në cilat pozitat do të emërohet Behgjet Pacolli në Qeverinë Haradinaj

Nënshkrimi i marrëveshjes së sotme mes AKR-së dhe PAN-it, ka rezultuar me marrjen e 5 ministrive nga AKR-ja, sipas një njoftimi të Milaim Zekës.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, Behgjet Pacolli do të jetë Ministër i Punëve të Jashme në qeverinë e re të Kosovës.

Edhe gjatë kohës sa ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Thaçi, Pacolli ishte i fokusuar në raportet ndërkombëtare të shtetit tonë, më konkretisht në procesin e sigurimit të njohjeve të reja.

Veriu.info meson se Behgjet Pacolli mund të emërohet edhe në pozitën e zëvendësministrit./

SHPËRNDAJE