Ja në cilin kanal do të mund të shikoni ndeshjen Drita – Malmo

Skuadra e Dritës ka kaluar fazën preliminare të Ligës së Kampionëve dhe tani do të luajë kundër Malmos në raundin e parë të kualifikimeve.

Ndeshja mes Dritës dhe Malmos do të zhvillohet me 10 korrik (e martë) në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic

Ndeshjen mes Dritës dhe Malmos do të mund ta shikojmë edhe në Supersport Kosova. Këtë e ka bërë të ditur ‘Digitalb’, me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.

Ja postimi i tyre:

“Drita-Malmo | 10 Korrik, 20:45, SS3-SSK1
Heronjtë nga Gjilani janë gati për sfidën e madhe ndaj rivalëve skandinavë. Të vendosur për të shkruar historinë”, shkruan në postim.