Ja në cilin vend myslimanët agjërojnë 22 orë

Myslimanët që jetojnë në Islandë, shtetin ishull në Oqeanin Atlantik, kalojnë ditët në Ramazan duke bërë agjërimin më të gjatë në botë prej rreth 22 orësh.

Përafërsisht 1.500 myslimanë që jetojnë në Islandë hapin iftarin thuajse në mesnatë, teksa koha për lënien e ushqimit është rreth orës 02:00. Megjithatë, myslimanët nuk ankohen aspak nga ky agjërim që zgjat rreth 22 orë.

Xhamitë në kryeqytetin e Islandës, Rejkjavik, me ardhjen e muajit të Ramazanit shndërrohen në vende ku bëhen iftaret. Besimtarët që takohen në Fondacionin Islam të Islandës, që shërben edhe si xhami, fillimisht pinë ujë me thirrjen e ezanit në orën 23:48, kurse më pas menjëherë ngrihen për të falur namazin e akshamit për të mos u ikur koha.

Pas faljes së namazit, ata shpërndajnë nëpër tryeza ushqimet e përgatitur së bashku dhe kalojnë në ngrënien e iftarit. Myslimanë nga vende të ndryshme, që jetojnë në Islandë dhe refugjatë të porsaardhur, bëjnë iftarin së bashku.

SHPËRNDAJE