26.6 C
Mitrovice, XK
4 August, 2020

Ja pse në luftë e thërrisnin “Komandant gjarpri” presidentin Thaçi

Ja pse në luftë e thërrisnin “Komandant gjarpri” presidentin Thaçi

Kohë më parë, në emisionin “OXYGEN” te besim Dina, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i pat treguar publikut kosovar se si ia kanë vënë nofkën “Komandant gjarpri” gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Unë kam kaluar kufirin shpesh Shqipëri – Kosovë, Kosovë – Maqedoni, përmes Presheve, përmes trekëndëshit Kosovë – Mali i Zi – Shqipëri, dhe bashkëluftëtarët duke parë gjithë këto lëvizje të shpeshta, duke më parë se Serbia nuk mund të na kapte, sepse unë isha i dënuar edhe më herët nga Serbia qysh në vitin 1993 dhe me shumë aktakuza pastaj një pas një, atëherë shokët filluan të më thërrisnin “Komandant gjarpri””, kishte treguar ish-kryeministri i Kosovës, tani presidenti i vendit, z. Hashim Thaçi.

Në videon e më poshtme mund ta shikoni rrëfimin e plotë të presidentit Thaçi për nofkën e tij “Komandant gjarpri” në emisionin “OXYGEN” te besim Dina. /AlbanienShow

SHPËRNDAJE