Ja rezultatet në garën për Asamble komunale të Mitrovicës (Dokument)

Partia Demokratike e Kosovës, është duke i prirë garës për asamble komunale në qytetin e Mitrovicës.

Kështu raportojnë rezultatet e para të Exit Poll-it të Klan Kosovës, ku PDK renditet me 34.5% të votave duke pasuar nga AKR me 20.8% të votave.

Kujtojmë se Mitrovica sjell befasi pasi qëndron në balotazh ku pritet të përballen Agim Bahtiri nga AKR si dhe Valdete Idrizi nga PDK, njofton Klan Kosova.

Këto rezultate vijnë nga ekipi në krye me analistin Shkëlzen Maliqi të cilët kanë përpunuar të dhënat e mbledhura nga shtatë komuna në Kosovë.