Ja sa hektarë tokë me vlerë milionëshe i kishte privatizuar Nasim Haradinaj

Dy ditë më parë pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit (EULEX) arrestuan kreun e OVL – UÇK, Hysni Gucati, dhe nënkryetarin e kësaj organizate Nasim Haradinaj, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Nga informacionet e dhëna nga selia e Gjykatës Speciale dhe avokati i dy personave të arrestuar mësohet se arsyeja e arrestimit ka të bëjë me pengimin e drejtësisë.

“Që të dy janë të dyshuar për pengim të drejtësisë, që të dy janë në Hagë. Së shpejti, do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake i cili do të vendosë për caktimin e paraburgimit apo jo. Megjithatë nuk dihet kur (dalin para gjyqtarit)”, ka thënë Tomë Gashi, avokat i OVL – UÇK.

Nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj, vite më parë kishte privatizuar 7 hektarë tokë në vlerë mbi 1 milionë euro.

Bazuar në dy dokumente të cilat kishte arritur t’i sigurojë “Gazeta Blic” para tre vitesh si kopje fizike nga Agjencioni Kosovar i Privatizimint, Haradinaj, shihet se kishte blerë rreth 5 hektarë tokë bujqësore në fshatin Ratkoc të Gjakovës në vlerë të 817 mijë 661 eurove nga dhe mbi 2 hektarë tokë po ashtu bujqësore në fshatin Kosuriq të Pejës në vlerë të 257 mijë e 500 eurove, përcjellë Gazeta Online Veriu.info.

Por kjo është vetëm një pjesë e vogël e pasurisë që posedon Haradinaj.

Sipas të dhënave që ai i kishte deklaruar për AKK në vitin 2016 si zyrtar i Komunës së Deçanit, pasuri të paluajtshme ka 20 hektarë të privatizuara në vitin 2004 në vlerë të 2 milionë e 200 mijë eurove.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE