Ja sa i pasur është kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Kadri Veseli ka dy funksione si zyrtarë publik. Kryetar i Kuvendit të Kosovës si dhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kësisoj Veseli ka deklaruar edhe pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2019.

Si pasuri të paluajtshme Veseli ka deklaruar një banesë në pronësi të bashkëshortes me vlerë 97 mijë euro, një lokal afarist në pronësi të tij por që vlera nuk i është bërë e ditur.

Një shtëpi dhe tokë mali të deklaruara nga Veseli në pronësi të prindit nuk iu është bërë e ditur vlera që kanë.

Si pasuri të luajtshme Veseli ka deklaruar një veturë ‘Jeep’ në vlerë 16 mijë e 300 euro.

Në deklarimin e pasurisë, Veseli ka bërë të ditur se në ‘Raiffeisen Bank’ posedon 615 euro si dhe në ‘BKT’ ka 1 mijë e 526 mijë euro.

Bashkëshortja e Veselit gjithashtu ka para të gatshme në këto dy banka, në njërën shifra arrin në 2 mijë e 205 euro, kurse në tjetrën 2 mijë e 986 euro, raporton Indeksonline.

Si detyrim financiar Veseli ka deklaruar blerjen e një lokali afarist që arrin shifrën e 110 mijë e 935 euro.

Nga paga vjetore e Kuvendit të Kosovës të hyrat vjetore të Veselit janë 33 mijë e 870 euro, ndërsa nga mëditjet e Kuvendit të Kosovës, Veseli ka marrë 5 mijë e 308 euro./Indeksonline/

SHPËRNDAJE