Ja sa kushton një ‘Humvee’. 24 erdhën nga Amerika për Ushtrinë e Kosovës

High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (HMMWV)Këto automjete të rënda ushtarake janë donacion nga Ushtria Amerikane.

Ushtria e Kosovës që do të zyrtarizohet më 14 dhjetor, pas votimit të tri ligjeve që FSK-në e shndërrojnë në Forcë të Armatosur, tashmë ka filluar të pajiset edhe me automjete të rënda ushtarake.

Në këtë fotografi shiheshin dhjetëra mjete të blinduara amerikane të tipit High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (HMMWV).

Në FSK mbrëmë arritën 24 automjete të blinduara “Humvee”.

Këto automjete të rënda ushtarake janë donacion nga Ushtria Amerikane.

Por sa kushton një Humvee?

Prodhimi i këtij mjeti, të tipit High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (HMMWV), ka nisur në vitin 1984 dhe deri më sot janë prodhuar mbi 281.000 njësi (copë).

Çmimi për njësi kap vlerën e 220.000 dollarëve.

Për shkak të suksesit që ka patur ky mjet luftarak, ai ka hyrë në linjën e prodhimit në vitet ’90 nën markën e njohur Hummer.

Mediat kishin raportuar edhe më herët se disa kontigjentë me pajisje ushtarake do të arrijnë në Kosovë nga Amerika.

Në anën tjetër, kryeparlamentari, Kadri Veseli po qëndron në SHBA për vizitë disaditëshe. Ai fillimisht e ka vizituar shtetin e Ioëas dhe Gardën Kombëtare Amerikane në këtë shtet.

Veseli ka parë nga afër makineritë e rënda ushtarake të cilat së shpejti do të sillen në Kosovë.

SHPËRNDAJE