Ja sa njerëz dolën në zgjedhje në shtatë qytetet e mëdha të Kosovës

Në këto zgjedhje është parë një dalje masive në votime, për dallim nga zgjedhjet e kaluara.

Në shumicën e komunave është parë një rritje më e madhe e personave që kanë votuar.

Në shtatë qytetet e mëdha të votimit ka pasur rritje të votave të vlefshme Kështu në Prishtinë kanë dalur të votojnë 100.661. Ne Prizren62.264 votues. Në Ferizaj ka pasur 49.480.

Pastaj në Gjilan 44.721 janë dalur në zgjedhje. Në Pejë 43.879 e në Gjakovë 40.642 votues, derisa në Mitrovicë ka pasur 31.036 njerëz që kanë votuar.

Në të kaluarën nuk ka pasur kaq shumë votues në nivel vendi, duke qenë zgjedhje jashtëzakonisht demokratike.

Në të gjitha qytetet ka pasur edhe vota të pavlefshme /Ballkani.info/

SHPËRNDAJE