Ja sa para do i fitojë fituesi i finales Francë – Kroaci

Milionat e shpërndarë nga FIFA për Botërorin “Rusi 2018” kalonin çdo herë kompeticion tjetër të zhvilluar më parë nga institucioni më i lartë i futbollit.

Franca dhe Kroacia do të përballen mes tyre jo vetëm për prestigjin dhe mbi të gjitha për historinë, por edhe për milionat. Sepse diferenca mes skuadrës që do të ngrejë trofeun dhe asaj që do të dalë e dyta është 10 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Një buxhet që mund të ndihmojë shumë dy federatat për projektet e tyre (sidomos atë kroate). Ekipi triumfues në ditën e sotme do të rikthehet në shtëpi me 32.3 milionë euro (38 milionë dollarë), ndërsa skuadra nënkampione do të përfitojë 10 milionë euro më pak. /Gazeta Express/

……………………………………………………………………………………………………………..
Pak orë para finales Presidentja kroate godet me këtë video emocionuese nga aeroplani

……………………………………………………………………………………………………………..

SHPËRNDAJE