Ja sa tifozë ishin sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Kosova ka mposhtur Malin e Zi me rezultatin 2:0, në ndeshjen e luajtur në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian EURO 2020.

Amir Rrahmani ka realizuar golin e parë në këtë duel në minutën e nëntë të sfidës – kurse në minutën e 34’të, Vedat Muriqi dyfishoi epërsinë e ‘Dardanëve’.

12.494 tifozë ishin zyrtarisht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Me shumë siguri mund të themi se kjo ishte paraqitja më e mirë e ‘Dardanëve’ në ndeshjet e kombëtares së vendase.

Të kulturuar, fantastik dhe shumë të zhurmshëm./GazetaBlic/Veriu.info

SHPËRNDAJE