Ja sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se deri më tani janë rinumëruar mbi 50 vendvotime.

Këto janë rinumëruar gjatë ndërrimit të dytë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas Elezit, rinumërimi do të vazhdojë sipas planifikimeve.

Procei i rinumërimit të këtyre vendvotimeve ka filuar të mërkurën pasdite dhe sipas vëzhguesve të zgjedhjeve dhe rinumërimit, pritet të zgjasë rreth tri javë, pasi do të rinumërohen 1428 vendvotime.

SHPËRNDAJE