Për vrasjen e Kujtim Mehollit nga Akrashtica e Vushtrrisë janë arrestuar dje dy persona, ndërsa në shtëpinë e tyre janë gjetur prova materiale që ndërlidhen me veprën penale. Po ashtu edhe sot policia ka njoftuar se është arrestuar një person.
Kujtimi Meholli të hënën në mëngjes është gjetur i vdekur në lumin Sitnica në Vushtrri, ndërsa varrimi i tij është bërë sot, pas ekspertizës mjeko-ligjore, shkruan Veriu.info.
Të ndjerin e kanë përkujtuar me mallëngjim shokët e shoqet e klasës, të cilët janë lutur për të.
“Ndjehemi te piklluar me rastin e humbjes se shokut tonë te klases Kujtim Meholli ???????????????????????? shpirti ytë u preft ne paqe e familjes tënde Zoti ja letesoft dhimbjen , e ti inshallah ne lulat e xhenetit Amin”, kanë shkruar ata në Facebook./Veriu.info/