Ja si i siguron votat Lista Serbe

Lista Serpska është duke lëshuar formularë si dëshmi me vota të sigurta.

Në këtë listë ku duhet të shkruhen votat e sigurta përfshijnë numrin rendor, emrin, mbiemrin, adresën, kontaktin, profesionin, numrin e letërnjoftimit, statusi martesor, arsimi universitar, vendbanimin, patente shoferin me po/jo dhe nënshkrimin.

Aty është një tabelë me 20 rreshta dhe 11 kolona për çdo faqe ku duhet të jepen të dhënat e votuesve të sigurt. Në fund të çdo faqeje është data, vendi dhe nënshkrimi.

Kjo listë u është dhënë gjithë aktivistëve të Listës Serpska duke përfshirë, drejtorëve të shkollave, ofruesve të kujdesit shëndetësor, dhe çdo lloj institucioni tjetër.

Sipas informacioneve nga “kmnovine”, “këtyre personave për të siguruar vota dhe mbushur këto lista me votues të sigurt për Listën Serbe u është dhënë edhe para që të shpërndajnë tek votuesit e sigurt”.

Mirëpo, këto para nuk shpërndahen dhe megjithatë votat sigurohen, por me shantazhe dhe kërcënime dhe nëse dikush nuk premton vota të sigurta, ai kërcënohet se do të pushohet nga puna e tij./Epokaere

SHPËRNDAJE