Ja si ishin kapur 8 ushtarë serbë nga UÇK-ja në vitin 1999 në Shalë

Në janarin e vitit 1999, në fshatin Bare të Shalës së Bajgorës, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishin zënë rob tetë ushtarë të forcave serbe të cilët synonin të ndërmerrin ofansivë ushtarake kundër UÇK-së.

Menjëherë pas kësaj ushtria serbe kishte dhënë ultimatum që deri në orën 15:00 të asaj dite ushtarët e saj të lirohen pa kurrfarë kushti, mirëpo UÇK-ja ishte e vendosur që mos ta bënte këtë, përkundër presionit të madh ndërkombëtar, shkruan Veriu.info

Ata kërkonin që lirimi i tyre të bëhej në shkëmbim me lirimin e 9 ushtarëve të UÇK-së që ishin kapur disa javë më parë nga forcat serbe.

Për më tepër Zona Operative e Shalës kishte marrë mbështetje të madhe edhe nga populli dhe nga zonat tjera operative në mbarë Kosovën që të qëndronte e vendosur.

Në videon e rrallë të publikuar nga AP një nga ushtarët serbë ndonëse me një anglishte të dobët të përzier me gjuhën serbe rrëfen ngjarjen, shkruan Veriu.info

Ai thotë se ishin nisur për të kontrolluar një aksident të një automjeti ushtarak, por që e kishin gabuar rrugën dhe kështu përfunduan në fshatin Bare ku u kapën nga UÇK-ja.

Ai thotë se nuk ka pasur asnjë dhunë fizike ndaj tyre, dhe se pjesëtrët e UÇK-së janë sjellë në mënyrë shumë korrekte me ta.