Ja si mund t’i blini biletat online në ndeshjet e ardhshme të Kosovës

Që nga hapja e stadiumit “Fadil Vokrri”, dhe ndeshjeve të zhvilluar në të nga Kombëtarja e Kosovës, ka pasur probleme për të arritur deri të blerja e biletave, pasi ato bliheshin vetëm në lokacione të ndryshme e jo në formën online.

Mirëpo Federata e Futbollit të Kosovës për ndeshjet e ardhshme e ka mundësuar mënyrë më të lehtë për të blerë biletat, atë online, ku në videon në këtë tekst mund ta shihni procesin dhe mënyrën se si blihet bileta në formën online.

Kjo mënyrë do ta lehtësojë procesin e blerjeve të biletave, pasi disa herë kishte radhë të gjata dhe pritje të shumta përpara lokacioneve të shitjes së biletave.

Po ashtu kishte edhe incidente, derisa është dashur të ndërhyjë policia për shkak të numrit të madh të interesuarve.

Ndeshja e radhës së Kosovës që do të zhvillohet në Prishtinë do të jetë ajo kundër Azerbajxhanit në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila do të zhvillohet më 20 nëntor në stadiumin  “Fadil Vokrri”./Express

SHPËRNDAJE