Ja si po e quan Rrahim Pacolli, Sami Llushtakun!

Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli, ka publikuar një foto në takim me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, të cilin e quan “SHIK” në mbishkrimin e saj.

Në rrjetet sociale nuk kalojnë pa u komentuar fjalët e shkruara gabimisht, që më tej marrin kuptim tjetër. Një të tillë e ka bërë edhe Rrahim Pacolli, i cili ka postuar një fotografi me Sami Lushtakun.

Pacolli, siç duket, ka dashur të tregojë për miqësinë që e ka me ish-kryetarin e Skenderajt, por në vend se ta quaj “shok” e ka quajtur “shik”.

“Me shikun tim Sami Lushtakun per drek”, ka shkruar fillimisht Pacolli në Facebook.

Me pas këtë e ka përmirësuar duke treguar se drekën po e ha me mikun e tij.

SHPËRNDAJE