Ja tre kandidatët e VV-së nga Mitrovica për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka përzgjedhur tre kandidatë, të cilët do të garojnë nga Mitrovica për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit.

Veriu.info mëson se kandidatë të propozuar nga VV e Mitrovicës dhe të miratuar në qendër janë: Faruk Mujka, Fidan Ademi dhe Latif Latifi.

Faruk Mujka është kryetar i qendrës së VV-së në Mitrovicë dhe nënkryetar i komunës së Mitrovicës, përderisa Fidan Ademi është Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Mitrovicës.

Ndërkaq, Latif Latifi është shef i grupit të asambleistëve të VV-së në Kuvendin e komunës së Mitrovicës./Veriu.info/

SHPËRNDAJE