Ja ushqimet që përkeqësojnë tensionin dhe ankthin

A e dini se ushqimi mund të ndikojë në disponimin tuaj dhe nivelin e energjisë?

Disa ushqime do t’ju bëjnë më të qetë dhe disa mund të rrisin nivelin e stresit dhe ankthit, transmeton KosovaPress.

Sheqeri

Megjithëse sheqeri shpejt ngre nivelin e energjisë, kjo energji do të fillojë të bjerë pas disa minutash. Në vend të sheqerit, zgjidhni ushqime të shëndetshme të freskëta, të tilla si banane dhe luleshtrydhe.

Kafeina

Studime të shumta kanë treguar se kafeina mund të përkeqësojë ankthin dhe të rrisë nivelin e stresit. Kafeina nuk gjendet vetëm në kafe, por edhe në çaj, pije energjetike, lëngje dhe çokollata.

Kripa

Marrja e tepërt e kripës rrit nivelin e presionit të gjakut dhe e bën punën e zemrës më të vështirë. Kjo mund të shkaktojë një rritje të papritur të niveleve të hormoneve të stresit.

Acidet yndyrore te ngopura

Studimet kanë treguar se acidet yndyrore të ngopura rrisin rrezikun e depresionit, ankthit dhe stresit kronik.

SHPËRNDAJE