Jakup Krasniqi ‘godet’ rëndë Isa Mustafën, e ‘godet’ në pikën më të dobët!

Jakup Krasniqi ka pyetur nëse dikush e di pse ish kryeministri Isa Mustafa po e mbron Prokurorin e Shtetit.

Krasniqi shkruan në Fcaebook:

Kush e dinë, pse ish Kryeministri po e mbron Prokurorin e Shtetit?

Sikur mos të ishte mos funksionimi i Prokurorisë se Shtetit në luftën kundër krimit e korrupsionit, mbrojtja e Kryeprokurorit nga ana e ish Kryeministrit të Kosovës do të ishte krejt në rregull. Por, mbrojtja e Kryeprokurorit të Shtetit nga njeriu që në Prokurori ka një kerr me dosje, nuk është ndonjë ndershmëri dhe nuk e di sa do ta ndihmoj atë. Madje kur kihet parasysh fakti se pozita e Kryeprokurorit është tepër e ndjeshme, sidomos në vendin tonë, ku për shkak të mos funksionimit të Sistemit të Drejtësisë (pjesë e të cilit është edhe Prokuroria), është formuar Gjykata Speciale, dorëheqja do të ishte domosdoshmëri.
Por ky akt moral tek ne është mall deficitar!

SHPËRNDAJE