Jakup Krasniqi shkruan poezi për rezultatin e zgjedhjeve lokale

Jakup Krasniqi nuk ka thënë asgjë publikisht për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, sidomos për partinë e tij NISMA, mirëpo së fundmi, ai ka shkruar një poezi përmes të cilës e përshkruan situatën si një ‘sallamadi’.

Poezia e plotë e Jakup Krasniqit:

Po shprehem edhe në formë poezie, për ketë kohë sallamadie?!

ÇUDI MBI ÇUDI

Katër vjet vajtuan
Rrugën e ikjes morën
Thanë e ç’nuk thanë
Perspektivë nuk panë
Nga këta qever-isës!

Pas katër vitesh
Gjithçka u harrua
Dhe si somnambulë
Besimin ua dhamë përsëri
Atyre që na sollën
Vuajtje dhe paperspektivë
Në atdheun e shqipeve!

Jo s’është mahi
Me tonin njeri
Çudi mbi çudi
Në këtë zallamahi!

SHPËRNDAJE