Jakup Krasniqi: Thaçi nuk njeh vija të kuqe

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi dhe njëherit kryetar i Këshillit Kombëtarë të Nismës Social Demokrate po kërkon nga Kuvendi ta formojë Grupin Nacional të bisedimeve.

Sipas tij, për Hashim Thaçin nuk ka pasur asnjëherë vija të kuqe, duke dhënë kështu edhe një përgjigje të Nismës në lidhje me atë nëse përkrahin përfaqësimin tutje të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nga Thaçi apo jo.

“Për Thaçin as deri më tani nuk ka pasur vija të kuqe. Shikoni, lexoni e analizoni Marrëveshjet e arritura në Bruksel, sidomos të prillit 2013 dhe 3 të gushtit 2015, ato flasim më shumë se kaq”, ka thënë Krasniqi/botasot/

SHPËRNDAJE