‘Jam shumë e frikësuar për të bërë seks’: Virgjëresha 33-vjeçare kërkon këshilla

Një femër 33 vjeç, ka kërkuar këshilla nga psikologu rreth marrëdhënieve seksuale.

Derisa ka zbuluar se është e virgjër, ajo thotë se ndihet e frikësuar kur mendon rreth këtij procesi, shkruan Daily Mail.

Gruaja e cila vie nga Zelanda e Re, ka zgjedhur të mbetet anonim.

“Unë jam një e virgjër, dhe mendoj se jam shumë e frikësuar për të bërë seksi. Duke kaluar vitet sigurisht që kam menduar edhe për krijim dhe rritjen e familjes”, thuhet në rrëfimin e kësaj virgjëresheje.

Në një sondazh të realizuar në Australi gjatë vitit 2001, rreth 28% e australianëve kanë rënë dakord se martesat nuk mund të jenë të lumtura pa bërë seks.

Psikologja Robyn Salisbury, thotë se asnjë femër nuk duhet të ndihet e turpëruar, aq më tepër ato që mund të kenë pritur kaq gjatë, siç është rasti i kësaj 33 vjeçareje. /Indeksonline/

SHPËRNDAJE