Janjiq zbulon komplet mashtrimin kinse SHBA ka ndryshuar politikën ndaj Kosovës – dridh Serbinë me atë që sapo tha

Themeluesi i Forumit për marrëdhenie ndër etnike, Dushan Janjiq, thotë që Merkel dhe Trump të mos kenë biseduar fare sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe çështjes së Republikës së Kosovës

Sipas tij ky është vetëm një supozim dhe mashtrim i publikut.

“Absolutisht është vetëm një supozim se ata kanë biseduar për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. Ky është një abuzim me publikun kinse Amerika ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” është shprehur Janjiq për agjencinë e lajmeve BETA, transmeton Gazeta Express

Sipas tij, vetëm në një takim të ardhshëm ndërmjet Donald Trupm dhe Vladimir Putin, do të merret vesh nëse vërtetë SHBA-të kanë ndryshuar qëndrim sa i përket zgjidhjes së çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai shton se SHBA-të e shohin nga një perspektivë krejt ndryshe çështjen e Kosovës dhe problemin në Ballkanin Perëndimor, për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme por edhe për shkak të marrëdhënieve me BE-në dhe Rusinë.

“Në Evropa por edhe në Serbi, ishte krijuar një atmosferë totalitare se vetëm një njeri duhej të ulej përballë një tjetri dhe të bënte marrëveshje pa palën e tretë. Tani më nuk është ashtu” ka thënë Janjiq.

Ndryshe nga zyra e Merkel kanë konfirmuar për një telefonatë të kancelares gjermane me presidentin Trump, por pa dhënë asnjë detaj shtesë.

SHPËRNDAJE