Jargëzimi gjatë natës mund të jetë sinjal i ndonjë problemi shëndetësor

Zakonisht jargët janë si pasojë e prodhimit të tepërt të pështymës. Jargëzimi zakonisht konsiderohet si proces normal, mirëpo nëse ky proces vazhdon për një kohë të gjatë, atëherë mund të jetë si sinjalizues se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj.

Gjatë gjumit, të gjithë muskujt e trupit relaksohen dhe bien në gjumë. Përderisa procesi i jargëzimit vazhdon dhe jargët akumulohen në gojë atëherë bëhet hapja e pavullnetshme e gojës. Kështu duke mos e kuptuar si, në mëngjes e shihni jastëkun tuaj të lagur.

Në disa raste të rralla, jargëzimi i tepër nënkupton një gjendje patologjike, që mund të vijë si pasojë e ndonjë sëmundjeje siç është fibroza cistike apo si shkak i ndonjë infeksioni të sinuseve apo ndonjë sëmundje neurologjike.

Krahas këtyre problemeve, jargët e tepërta janë si pasojë e efekteve anësore të disa barnave dhe mund të jetë si rezultat i ndonjë refleksi gastrointestinal. Në rastet kur jargëzimi shoqërohet edhe me vështirësi në gëlltitje, atëherë ju mund të keni një problem më serioz shëndetësor dhe është e këshillueshme të konsultoheni me një doktor. Gazeta Express.

SHPËRNDAJE