Jashari: Greva nuk do të ndalet deri sa të plotësohen kërkesat

Sot do të fillojë greva e përgjithshme në arsim, si pasojë e pakënaqësisë së mësimdhënësve lidhur me koeficientin e pagave.

Rrahman Jashari kryetar i SBASHK-ut, tha se greva në arsim fillon sot. “Nga maji e këndej dialogu nuk ka sjellë rezultate të kënaqura. Këshilli drejtues i SBASHK-ut, ka vendosur për grevë. Nuk dihet sa do të zgjas. Kjo grevë do të zgjasë deri sa të shohim rezultate. Ajo mund të zgjidhet për dy orë, nëse institucionet e Kosovës do të reflektojnë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij mësimdhënësit kërkojnë të përmirësohen gjithë koeficientët. Ne kërkojmë të mos degradohemi. Ne kërkomë që të rritet 30 % koeficienti. Për orët e humbura përgjegjësinë do të bartin institucionet e Kosovës”, tha ai.

Jashari bëri me dije greva e përgjithshme në arsim pritet të fillojë nga dita e sotme prej orës 09:00 deri në 12:00, për të gjitha nivelet arsimore në Kosovë.

SHPËRNDAJE