Jep dorëheqje kryetari i kësaj komune të Kosovës

Kryetari i Deçanit, deputeti i zgjedhur, Rasim Selmanaj, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga pozita e kryetarit për ta mbajtur postin e deputetit.

Njoftimi i plotë i Rasim Selmanajt:

Falemnderit Deçan!
Qytetarë të dashur të Komunës së Deçanit!
Pa u kthyer në retrospektivë e në dekada që ishim bashkë…
Po ndalem të vitet 2009-2017 si kryetar i Komunës së Deçanit!
Tetë vite i ndava me ju në punë e në zhvillime jo rrallë here sfiduese! Në çdo rrethanë ishim bashkë, siç thotë populli ‘ n’Dekë e n’Dasem ‘!
Ky edhe ishte misioni im pra me qen afër qytetarit dhe gjithnjë me i shërby atij!
Nderuam bashkë dëshmorët e martirët duke qenë në secilin përvjetor e për çdo vit e të çdo familje!
Pothuajse nuk ka familje e qytetarë qoftë edhe një fëmijë në rrugë që se kam respektuar!
Ndihem krenar që punuam bashkë me ju në të mirë të qytetit tonë, Deçanit dhe qytetarëve!
Kishim suksese dhe sfida! Kemi punuar shumë në rrethana jo të lehta! Ndryshimet kan ndodhur dhe ato do të vazhdojnë gjithësesi!
Falemnderit për përkrahjen tuaj në çdo proces!
Me përkrahjen tuaj isha në 2007 deputet e Pavarësisë!
Në vitet 2009/2013 kryetar pa balotazh i Komunës së Deçanit dhe tani sërish deputet!
Kjo më bënë krenar ngase ju me votuat katër herë rradhazi!
Unë do të jam zëri i juaj dhe qytetarëve të Kosovës!
Qytetarë të dashur të Deçanit, unë në çdo rrethan do të jam me JU,
Mbase edhe pse këtë herë u shfaqë një përpjekje për të eliminuar dhe mohuar vlerat tona të përbashkëta që i kemi ndertuar me mund e ndershmëri!
Ju qytetarë të nderuar me keni bërë me u ndi fitues i madh dhe krenar me qytetin tim dhe njerzit e komunës sime!
Unë me numrin e largët në listë ’92 bashkë me ju jemi sërish fitues!
Falemnderit qytetarë të Deçanit, Dukagjinit e krejt Kosovës!
Une do të mbetëm ai Rasimi që me njihni!
Në çdo kohë me JU dhe i juaji!
Sinqerisht, Rasim Selmanaj
Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës!

SHPËRNDAJE