Jeremiq: Vuçiq Thaçit ia ka ofruar jugun e Serbisë për veriun e Kosovës

Kryetari i Partisë Popullore (Narodna stranka) Vuk Jeremiq ka deklaruar sot se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi heshtas ia ka ofruar këmbimin e jugut të Serbisë me veriun e Kosovës dhe opinioni duhet të jetë i njoftuar me bisedat për temat më të ndjeshme shtetërore,

“Nuk e kam njoftuar opinionin për udhëtimin e Vuçiqit në New-York për mos durim personal, të cilin fundja ndaj tij edhe nuk e ndiej, por për shkak se gjërat aktualisht po thyhen rreth Kosovës derisa ai darkon fshehtas me Hashim Thaçin dhe nuk dihet se për çfarë po merren vesh. Për këtë arsye qytetarët kanë të drejtë për t’u shqetësuar”, ka thënë Jeremiq për TV Nasha, transmeton Koha.net.

Jeremiq, i cili ka qenë edhe ish – ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka shtuar se Vuçiq as vetë nuk beson për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Pse ia dha prefiksin ndërkombëtar Kosovës dhe pse e shpërbëri sistemin juridik në veri? A bisedohet kështu për interesat kombëtare serbe”, ka pyetur Jeremiq.

SHPËRNDAJE