Jeta luksoze dhe studimet në Harvard të vajzës së nënkryetarit të LDK-së

Kënga Haziri dhe jeta e saj luksoze, ishin pjesë e dokumentarit të InDoks, të titulluar “Fëmijët e pushtetarëve mes LLUKSIT dhe KRIMIT”.

Kënga Haziri, e cila studion në Harvard të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe e cila bënë jetë luksoze, është vajza e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

InDoks, përveç Kënga Hazirit, ka sjellur edhe dëshmi për jetën luksoze dhe përfshirjen në krime të disa nga fëmijët e politikanëve dhe njerëzve të fuqishëm në Kosovë.

Djali i Hashim Thaçit, Endriti, ai i Fatmir Sejdiut, vajza e Sylejman Selimit, djemtë e Adem Grabovcit, djali i Isa Mustafës, djemtë e Sabit Gecit, janë vetëm disa nga personazhet për LLUKS dhe KRIM, që u shpalosën në dokumentarin e InDoks.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni KETU.

SHPËRNDAJE