JETA XHARRA E KRAHASON HARADINAJN ME SHESHELIN

Jeta Xharra Photo Livio Senigalliesi
Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Autorja e emisionit “Jeta në Kosovë” që transmetohet në televizionin publik, Jeta Xharra, e ka krahasuar udhëheqësin radikal serb, Vojsllav Sheshel me kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj.

Teksa ka folur për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, Xharra ka bërë një ndërlidhje të një deklarate të Sheshelit në vitin 1991 me vendimin e kryeministrit për ta ndërtuar Termocentralin Kosova e Re.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Ajo e ka komentuar një deklaratë të liderit radikal serb, Vojsllav Sheshel, se ai kishte thënë se mënyra më e mirë për t’i ngulfatur kosovarët ekonomikisht është ndërtimi i Termocentraleve të qymyrit, duke shtuar se Shesheli kishte thënë se nëse do të bëhet kjo, vetë popullata shqiptare do të zhvendoset.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

“Pse po du me e nda këtë video me ju, është se jam tu pyet vetmeveti, se a thue është e mundur, në 2018, shteti jem, e ka vizionin ekonomik për zhvillimin e Kosovës, të ngjashëm me atë që e ka pas Shesheli për Kosovën, para 30 vjetëve, kur ka dasht me i faru krejt shqiptarët” ka thënë Xharra

Xharra ka shtuar se mund të ketë mundësi që ajo ta ketë gabim, duke i ftuar shikuesit ta shohin videon e Sheshelit, dhe ta japin një vlerësim për këtë gjë.

“Ndoshta edhe unë e kom gabim, që projekti jonë më i madh zhvillimor në Kosovën e pasluftës, ndërtimi i Termocentralit të qymyrit nuk është projekt i ngjashëm, me atë ka ka dasht me bo Shesheli në Kosovë. Ka mundësi që e kom gabim. Mas miri vlerësojeni vetë kur ta dëgjoni ka po thotë Shesheli me kujdes” ka thënë Jeta Xharra./ Insajderi

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE