Jeta Xharra e quan të inskenuar aksionin për arrestimin e Marko Gjuriqit

Gazetarja Jeta Xharra ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës me rastin e arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriq, duke thënë se ky ishte një inskenim.

Ja postimi i plotë i Jeta Xharrës:

Shumë i inskenum po duket qëky arrestimi i Gjuriqit – po e sillin si paradë në qytet, gjë që m’shtin me mendu – para disa dite ndëgjuam që në Bruksel po dojnë me i grah formimit të Asociacionit të Komunave, as pa e realizu marrëveshjen e energjisë që o nënshkru me Serbi shumë shumë para Asociacionit, e as pa i implementu edhe nje 10 marrëveshje tjera të nënshkrume moti!

Atëherë, ky operacion kaq patriotik, a po do me na qit hi syve që prapa skene po negocojnë një marrëveshje tjetër që ka me na i lanë kamt e arushës n’dorë si qëkjo marrëveshja e demarkacionit kur pas disa vite krejt thojnë, edhe ata që e kanë nënshkru ‘janë bo gabime’?

Ishalla nuk përfundojmë me asi skenari që jemi msu me pa: “Ups, Gjuriq, na fal, po na vjen keq që të arrestum, por hajt, mos e bo të madhe…qe qe na pe nënshkrujmë formimin e asociacionit e ti mos e bo të madhe punën e arrestimit, ani loçki?”

SHPËRNDAJE