Jeton Ujkani zgjidhet Kryesues i Kuvendit të komunës së Mitrovicës

Kuvendi i komunës së Mitrovicës sot mbajti mbledhjen e radhës, ku me shumicë votash zgjodhi kryesuesin.

Kryesues i Kuvendit të komunës së Mitrovicës është zgjedhur Jeton Ujkani, i cili ishte zgjedhur asambleist i AKR-së në zgjedhjet e fundit lokale, raporton Veriu.info.

Me votim të fshehtë, ashtu siç e parasheh ligji për Vetëqeverisje Lokale, Jeton Ujkani mori 18 vota. Kuvendi i komunës së Mitrovicës ka gjithsejt 35 anëtarë.

Në mandatin e kaluar qeverisës, Jeton Ujkani ishte drejtor i Drejtorisë së Prokurimit./Veriu.info