Jevtiq zbulon ‘zgjidhjen përfundimtare’ të Vuçiqit për Kosovën

????????????????????????????????????

Ekziston guximi, vullneti e vendosmëria e kryetarit Vucic dhe Qeverisë së Serbisë që për hir të së ardhmes të zgjidhim këto çështje. Duhet të marrim parasysh edhe gjendjen faktike, ka thënë ministri kosovar për kthim

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic gjatë vizitës në Kosovë më 9 shtator, varësisht prej asaj se si do të ketë rrjedhur dialogu në Bruksel më 7 shtator, do të paraqesë zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës, i ka thënë gazetës serbe “Telegraf” ministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic

– Ekziston guximi, vullneti e vendosmëria e kryetarit Vucic dhe Qeverisë së Serbisë që për hir të së ardhmes të zgjidhim këto çështje. Duhet të marrim parasysh edhe gjendjen faktike. Më se lehti është të iket nga përgjegjësia dhe t’i fusim problemet nën çilim, por herëdokur këto probleme do të na presin mu neve, të cilët jetojmë në Kosovë, ka thënë Jevtic.

Jevtic ka shtuar se për përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme perëndimore çështja e statusit të Kosovës ka qenë e zgjidhur, por tash ka një qasje të re dhe do të ishte e pafalshme që të shmangim mundësinë për të biseduar për këtë temë.

Jevtic ka thënë se personalisht është kundër konfliktit të ngrirë si edhe se pozicioni i Serbisë sot në arenën ndërkombëtare më i mirë për shkak të asaj që është bërë viteve të fundit, dhe se në këtë aspekt duhet shfrytëzuar këtë moment.

Sipas Jevticit, është e qartë se të gjitha fuqitë prijëse të botës e duan zgjidhjen e çështjes së Kosovës sa më parë dhe se, nëse refuzohet bashkëpunimi, Serbia do të sillet në pozitë të izolimit. “Qëllimi i fundit është paqja dhe zgjidhja e qëndrueshme”, ka thënë ai./gazetametro.net

SHPËRNDAJE