Jo gjithçka ka shkuar në rregull për festën e 1 Majit në Bajgorë, pati edhe arrestime

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës fshati Bajgorë i Mitrovicës shndërrohet në vend turistik, ku mijëra persona e vizitojnë.

Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar në rregull, pasi që policia e ka arrestuar një person, tek i cili është gjetur një pistoletë, shkruan Veriu.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e modifikuar me një fishek dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 11:45, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Veriu.info

SHPËRNDAJE