Jo shkëmbim territoresh, por ndarje e Kosovës, gjithҫka e paraqitur përmes dy hartave

Shkëmbimi i territoreve, ka qenë dhe po vazhdon të mbetët temë shumë e përfolur në vend dhe jo vetëm.

Politikologu, Shkodran Ramadani, përmes një postimi në Facebook ka paraqitur dy hartat e propozuara nga Akademia Serbe, për ndarjen e Kosovës.

Në dy hartat e publikuara, shihet se propozimet e Akademisë Serbe, parashohin vendosjen e kufijve deri në Deçan dhe Ferizaj, ndarje kjo e thellë e Kosovës.

Siç shkruan Ramadani, bazuar në këtë ide, Lugina mbetet jashtë Kosovës, pra nuk është shkëmbim i territoreve por ndarje e Kosovës.

Ramadani e ka quajtur këtë një kontrast të madh me idetë që po qarkullojnë aktualisht, duke thënë se ato parashohin shkëmbim territoresh me sipërfaqe shumë më të vogla, se sa nga ajo që paraqitet në këto harta.

Postimi i plotë:

Keto jane dy hartat e propozimeve te Akademise Serbe per ndarjen e Kosoves.

Sic edhe shihet, kufijte e propozuar ketu parashohin vendosjen e kufijve deri ne Deçan dhe Ferizaj.

Nje ndarje e thelle e Kosoves deri ne Jug gati. Pervec kesaj, bazuar ne kete ide Lugina duhet te mbetet jashte Kosoves. Pra nuk eshte shkembim i territoreve, por ndarje e Kosoves.

Kontrast shume i madh me idete qe aktualisht po qarkullojne. Idete e tanishme parashohin shkembim territoresh me siperfaqe shume me te vogla sesa ne keto harta ketu.

Idete e sotshme jane me rreziqet dhe pikepyetjet e tyre dhe si te tilla jane te kontestueshme, por te quhen ide çetnike serbe eshte poshtersi qe nuk i ben nder askujt.

P.S.

Elaborimet me te gjera për këto harta dhe të dhënat shtesë nga arkiva të ndryshme i ka Nexhmedin Spahiu.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE